AKTUALITET

“T’i themi Ramës që nuk e duam më!”, protestuesi thirrje studentëve: Të gjithë në shesh, e vetmja mënyrë

20:30 - 07.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të hënë mbahet protesta e 100-të para kryeministrisë, me synimin e vetëm largimin e qeverisë Rama. Një protestues bëri thirrje që të gjithë studentët të dalin në shesh, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.

“100 ditë jemi këtu, kemi treguar që ky popull nuk e pranon të shtypet. Kemi treguar vendosmëri. Duhet të dalim të gjithë në shesh, duam një të ardhme në Shqipëri. Duam të ardhmen në vendin tonë. Duhet t’i tregojmë këtij që nuk e duam më. Duam një të ardhme ku të jetojmë me dinjitet.
Unë u bëj thirrje studentëve që të dalin në shesh, kjo është vjeshta jonë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.