AKTUALITET

Gushti i përgjakur në rrugë, 22 viktima në 159 aksidente

23:25 - 07.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrugët e vendit u përgjakën këtë gusht nga aksidentet e rënda rrugore. Gjatë muajit që sapo lamë pas 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.

Sipas të dhënave të siguruara, vetëm gjatë muajit gusht në të gjithë vendin janë shënuar 159 aksidente nga të cilët janë lënduar 229 persona. 22 kanë humbur jetën 32 të tjerë janë plagosur rëndë dhe 175 të tjerë të plagosur lehtë.

Shpejtësia tej normave, alkooli në timon dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që marrin jetë në rrugët e vendit.

Grupmosha 25 deri në 34 vjeç rezulton të jetë më e përfshira në aksidente, dhe  e diela dita që  regjistron numrin më të lartë të aksidenteve.

Për të frenuar këtë situatë, Policia e Shtetit ka ndryshuar strategjinë e kontrolleve në rrugë duke implementuar me shume teknologjinë por duket se trendi I aksidenteve nuk ka pësuar ulje.

Vetëm gjatë gushtit policia ka vendosur mbi 47 mijë gjoba disa prej të cilave me vlerë të dyfishuar për shkak të ndryshimeve të kodit rrugor por ende shkelësit e rregullave duken larg reflektimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.