AKTUALITET

Shqiptarët prej tre muajsh në shesh kundër Ramës, gazetarja e CNN Isa Soares në mbështetje: Dita e 100-të e Revolucionit të Flamingove!

12:58 - 08.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë prej tre muajsh në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës.

“Dita e 100-të e Revolucionit të Flamingove”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të saj në rrjete sociale, duke treguar mbështetjen për protestën.

WhatsApp Image 2026-09-08 at 10.32.13

Kjo nuk është hera e parë që gazetarja e gjigandit mediatik amerikan ka reaguar në mbështetje të protestuesve shqiptarë.

Disa javë më parë, ajo publikoi mesazhet që kishte marrë nga protestuesit, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj kryeministrit dhe mënyrës së qeverisjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.