Ermal “Raketa” duhet të japë urgjentisht dorëheqjen!
Sipas përgjimeve audio të Ron Yeffet, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën tregti armësh me Sudanin ndërkohë që ka një embargo të BE, SHBA dhe OKB mbi atë rajon. Kaq mjafton që ky Ministri i Mbrojtjes të japë dorëheqjen sepse minimumi dëmton interesat e Shqipërisë për integrim në BE.
Pjesa e përgjimit audio të Ron Yeffet ku i përmendet emri i Minstrit aktual të mbrojtjes dhe roli i tij në afere korruptive që kur ishte në Kryeministri si sekretar dhe lihej të kuptoj si ishte promovuar në Ministër Mbrojtje, është një arsye tjetër po aq madhore të japë dorëheqjen urgjentisht.
Intervista e djeshme e Arben Ahmetaj dhe përgjimet audio ishin vërtet shumë të rënda për tu dëgjuar dhe përtypur.
Përgjimet audio dhe dokumentat e paraqitura ishin prove konkrete e zhvatjes të strukturuar kriminale që po i bëhet Shqipërisë nga Rama.
Asnjë centimetër toke nuk po lihet e lirë për pasardhësit.
Asnjë shërbim shtetëror.
Asnjë degë e ekonomisë.
Praktikisht nese vjen një Kryeministër tjetër do e ketë të pamundur të bëjë diçka për Shqipërinë pasi Rama ka kapur për fyti gjithë ekonominë dhe shërbimet qeveritare që i ka deleguar me struktura ligjore.
Është realisht e tmerrshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



