Protestë para Kryesisë së Kuvendit, qytetarët përplasen me policinë
Një grup i vogël protestuesish janë mbledhur këtë paradite para godinës së Kryesisë së Kuvendit, në pritje të zhvillimit të Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa prania e protestuesve ka sjellë tensione pranë godinës së Kuvendit.
Gjatë protestës, qytetarët kanë drejtuar thirrje të forta ndaj deputetëve, duke brohoritur “Ju jeni Kryesia e turpit” dhe “Turp, parlamenti i krimit”.
Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që të tregohen dinjitozë në ushtrimin e mandatit të tyre dhe të përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
Situata ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Efektivët kanë ndërhyrë për të garantuar rendin dhe sigurinë, duke i spostuar protestuesit nga godina e Kryesisë së Kuvendit.
Protesta zhvillohet në një moment kur në Kuvend pritet të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve, ndërsa prania e qytetarëve para institucionit ka shoqëruar me thirrje dhe tensione nisjen e aktivitetit parlamentar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



