Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punimet parlamentare të martën, 8 shtator, në orën 17:00, pas përfundimit të pushimeve të verës.
Seanca do të shënojë hapjen e punimeve të sesionit të III të Legjislaturës së XI të Kuvendit, sipas urdhrit të firmosur nga kryetari Niko Peleshi.
Në rendin e ditës, janë parashikuar tre pika: hapja e punimeve të sesionit të ri parlamentar, miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 27 korrikut 2026 dhe njoftime të tjera.
Kujtojmë që protestuesit, që vijojnë prej tre muajsh në shesh, kundër qeverisë së Edi Ramës kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish përpara Parlamentit, ndërsa deputetët rikthehen në sallë.
Seancat e kaluara janë shënuar me tensione përpara institucionit, teksa protestuesit kanë shënjestruar me vezë disa ligjvënës. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë sërish aksionin kundër ligjvënësve, për të cilët thonë se nuk e përfaqësojnë popullin.






