Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në Kamëz, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, viktimat janë identifikuar si Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosuri është Shefqet Islamaj.
Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga policia. Ai ende nuk ka dhënë deklarime për konfliktin që çoi në ngjarje, pasi raportohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të vrasjes së dyfishtë.