Vendosni fjalën kyçe....

Forca të shumta policie ‘blindojnë’ selinë e PS, marrin në mbrojtje godinën


Forca të shumta të Policisë së Shtetit janë vënë në gatishmëri gjatë protestës së sotme në Tiranë, ndërsa efektivë të shumtë kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje selinë e Partisë Socialiste.

Protesta nisi me grumbullimin e të rinjve në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku pas përplasjeve me policinë protestuesit u shpërndanë.

Ndërkohë, prania e lartë e forcave të policisë vijon në zonat përreth institucioneve politike, me fokus të veçantë te selia e Partisë Socialiste, e cila është blinduar për të parandaluar çdo incident të mundshëm.