Media kombëtare Vizion Plus ka fabrikuar një mocion të falsifikuar për deputeten e PS-së Elisa Spiropali. Përmes një adrese të dyshuar anonime dhe private në platformën Gmail, 140 deputetëve të parlamentit u është nisur një mocion, gjasme i kërkuar nga Spiropali.
Emri i dërguesit siç duket nga email-i është Skerdi Shanaj dhe Vizion Plus, pa bërë asnjë verifikim dhe pa kontaktuar me Spiropalin nëse qëndronte pas këtij mocioni, ka publikuar menjëherë lajmin.
Ky eshte rasti flagrant kur një media dhe TV i madh kombëtar kapet gafil në fabrikim të qëllimshëm dhe intrigë të porositur.
Pronari i Vizion Plus, Artan Dulaklu, është një ndër biznesmenët më të afërt të kryeministrit Rama dhe familjes se tij.
