Vendosni fjalën kyçe....

Kartoni i kuq rëndon, Shqipëria “humb rrugën” në Finlandë


Kombëtarja shqiptare nuk mundi dot të arrinte fitoren e tretë radhazi në ndeshjet e Ligës së Kombeve edhe pse kryesoi ndaj Finlandës në ndeshjen që u mbyll para pak minutash.

Kartoni i kuq i marrë nga Etrit Berisha në minutën e 22‘ i kushto shumë ekipit kuqezi që edhe pse kishte shënuar që në minutën e 4’ me Manajn, në fund u mund nga Finlanda 2-1.

Pas ndeshjeve të treta, Finlanda kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6.