Komisionerja për Zgjerimin Kos, pas lavdeve të vijueshme ndaj kryeministrit Rama është shfaqur në Kosovë ku ka shprehur pakënaqësinë për miratimin e ndryshieve në ligjin për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës javën e shkuar.
“Do të doja të jem po ashtu e qartë se ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara nga ana e Kosovës shkojnë kundër obligimeve fundamentale të Kosovës ndaj BE-së. Dhe kjo është e papranueshme.” – ka thënë zyrtarja evropiane.
Ajo e bëri deklaratën para nisjes së takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.
Sipas Kosit, rregullat nuk mund të ndryshohen kur procesi po zhvillohet ende.
“Të ndryshosh rregullat në kohën kur proceset në gjykatë janë në vazhdim e sipër është kundër çdo standardi ndërkombëtar të sundimit të ligjit”, ka shtuar ajo.