Shqipëria ka fituar në kohën shtesë ndaj San Marinos në një ndeshje të lehtë në letër, por që nuk doli të ishte e tillë në fushë.
Golin e fitores e shënoi Asllani me 11-metërsh ndërsa më herët kishte shënuar edhe golin e parë me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zonës së rreptësisë. San Marino barazoi përkohësisht në minutën e 66’ me Lazzari.
Në ndeshjen tjetër në grup, Bjellorusia mundi në fushën e saj Finlandën 1-0.
Pas ndeshjeve të katërta në grup, Shqipëria mban kreun me 9 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 7 dhe Bjellorusia me 7. Ndeshjen e radhës, kuqezinjtë presin Finlandën më 12 nëntor, para se të shkojnë në Bjellorusi për ndeshjen e fundit.