“Vjeshta ka punë, BAU ka zgjidhje” - oferta për shtëpinë dhe projektet tuaja në BAU Market

Me ardhjen e ditëve më të ftohta, përgatitja e shtëpisë për sezonin dhe përfundimi i punëve të mbetura bëhen prioritet. Nën moton “Vjeshta ka punë, BAU ka zgjidhje”, BAU Market sjell ofertat e reja, të vlefshme nga 17 deri më 30 tetor, me produkte për ngrohje, renovim, mirëmbajtje dhe nevojat e përditshme.
Fushata përfshin një përzgjedhje të gjerë produktesh për ata që planifikojnë ndërhyrje në shtëpi, pajisjen e hapësirave të reja apo plotësimin e mjeteve të punës.
Përgatituni për ditët e ftohta
Në fokus të ofertës janë zgjidhjet për ngrohje, duke përfshirë ngrohëse elektrike, konvektorë, shporete, kaldaja dhe pajisje përcjellëse për sistemet e ngrohjes. Për mirëmbajtjen dhe instalimet, fletushka përmban edhe radiatorë, tuba, kolektorë, antifriz dhe aksesorë të tjerë.
Vegla dhe pajisje për çdo projekt
Për profesionistët dhe ata që preferojnë t’i kryejnë vetë punët në shtëpi, BAU Market ka përfshirë në ofertë trapanë, ratifikuese, kompresorë, gjeneratorë, sete veglash dhe pajisje për prerje. Për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave, ofrohen edhe autolarëse dhe thithëse.
Nga renovimi te detajet e enterierit
Oferta shtrihet edhe te materialet për renovim: ngjyra të brendshme, ngjitës për qeramikë, produkte hidroizolimi, laminat dhe panele dekorative. Këto plotësohen me produkte sanitare, bateri për kuzhinë e banjë, lavamanë, bojlerë dhe kabina dushi.
Për pajisjen e shtëpisë, fushata përfshin frigoriferë, rrobalarëse, mikrovalë dhe pajisje të tjera elektrike. Ndërsa për rifreskimin e ambientit, në përzgjedhje gjenden elemente dekorative, orë, lule artificiale dhe aksesorë praktikë për organizimin e përditshëm.
Mundësi blerjeje deri në 24 këste
Për planifikimin më të lehtë të blerjeve, BAU Market ofron mundësinë e pagesës deri në 24 këste, përmes kartelave bankare të paraqitura në ofertë.
Ofertat mund t’i gjeni në pikat e BAU Market në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Prizren dhe Pejë, deri më 30 tetor.
Shfletoni fletushkën dhe gjeni produktet që ju duhen për projektin tuaj të radhës. Vjeshta ka punë, BAU ka zgjidhje!






























