‘2500 € kush dhunon protestuesit’/ Lëmosha e Ramës - Qytetarët hedhin kartmonedha para këmbëve të efektivëve

16:26, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa protesta e studentëve dhe të rinjve ka hyrë në ditën e 7 të saj, qytetarët edhe këtë të hënë janë bërë bashkë për t’i bërë ballë dhunës policore, që nuk ka kursyer as të miturit.

‘Premtimit’ të kryeministrit Edi Rama me një shpërblim prej 2500 euro për efektivët që qëndrojnë në frontin e parë të ‘luftës’ me protestuesit, qyetarët u janë përgjgjur forcave policore duke iu hedhur përpara këmbëve lëmoshën e kreut të qeverisë me kartmonedha false, teksa kanë ironizuar kështu zemërgjerësinë e kryeministrit.

Protestuesit, kryesisht gjimnazistët, të mitur dhe vajza janë përballur me dhunë brutale nga ana e policisë, e cila nuk ka kursyer as gazin lotsjellës, botet e ujit dhe plumbat e gomës në drejtim të tyre.

Sakaq lëmoshës së Ramës, i ka bërë jehonë edhe ish zëvendësja e tij nën hetim nga SPAK për një sërë veprash penale, Belinda Balluku e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e kryeministrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco