Policia nuk është e partisë! Policia është e shtetit! Policia është e të gjithëve!
Mund të protestosh kundër qeverisë, mund të kundërshtosh politikën, mund të kërkosh largimin e kujtdo nga pushteti. Por nuk ke asnjë të drejtë të dhunosh një polic që është në krye të detyrës, kjo është e PAPRANUESHME!
Ai polic që goditet barbarisht nuk është as deputet, as ministër, as politikan. Është një njeri i zakonshëm, që punon për të mbajtur familjen. Është babai i një fëmije, djali i një nëne, bashkëshorti i dikujt që e pret me ankth të kthehet në shtëpi.
Çfarë faji ka ai polic për pakënaqësinë tënde politike? Përse duhet të paguajë me gjakun e tij për betejat e politikës?
Uniforma e Policisë së Shtetit nuk ka ngjyrë partie. Ajo përfaqëson një institucion që ka detyrën të mbrojë çdo qytetar, edhe atë që proteston kundër qeverisë.
Sot mund ta sulmosh, por nesër mund të jetë pikërisht ai polic që të vjen në ndihmë kur ti apo familja jote jeni në rrezik.
Mos e ngatërroni protestën me barbarinë! Mos e ngatërroni kundërshtarin politik me punonjësin e Policisë së Shtetit!

