Dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 persona! Në kërkim 15 të tjerë
Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dëmtimin e Gjykatës së Apelit nga protestuesit. Mësohet se 5 persona janë vënë në pranga teksa 15 të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një i mitur 16 vjeç.
Policia bën me dije se ka sekuestruar lëndë piroteknike. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit.
“Tiranë/ Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.
Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.
Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.
16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike. Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Ngrihen çadra pas Kryeministrisë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar
Peshkopi, tensione gjatë protestës, të rinjtë kundërshtojnë shoqërimin nga policia (VIDEO)
Thyerja e bankomateve gjatë protestave, ndalohet një 15-vjeçar në Tiranë
- 16:50 Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftën me SHBA-në
- 16:46 Operacion shpëtimi në frontin ukrainas, ushtari i plagosur evakuohet me dron (VIDEO)
- 16:46 Momenti kur i riu i ikën policisë te Parku Rinia (VIDEO)
- 16:42 Ngrihen çadra pas Kryeministrisë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar
- 16:38 Peshkopi, tensione gjatë protestës, të rinjtë kundërshtojnë shoqërimin nga policia (VIDEO)
- 16:33 OKB: Do të shkurtohen ndihmat për 500,000 njerëz në Gaza, pasi fondet po pakësohen