Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, policia e krimit sulmon dhe arreston dhunshëm të rinjtë te 'Parku Rinia'

SYRI TV/ Kamëz, ushtaraku qëllon me armë 3 vëllezër, vriten dy, plagoset vëllai i tretë

16:48, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e së hënës në Bathore të Kamzës, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri, ndërsa vëllai i tretë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Autori i dyshuar është Ngushëllim Manzi, punonjës i Policisë Ushtarake ka qëlluar me armën e shërbimit drejt 3 vëllezërve Islamaj.

Si pasojë, Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, 48 vjeç, humbën jetën, ndërsa Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, mbeti i plagosur.

Konflikti mes palëve dyshohet se ka nisur për shkak të ndërtimit të një avllie rreth banesës së vëllezërve Islamaj, pas hapjes së një rruge të re nga bashkia.

Fqinji i tyre, autori i dyshuar Ngushëllim Manzi ka kundërshtuar punimet ndërsa situata dyshohet se u përshkallëzua me mbërritjen e një betorinere për hedhjen e betonit në avlli.

Kjo ka bërë që autori i dyshuar, Manzi, të konfliktohet me ta fillimisht dhe më pas, pasi ka marrë armën e shërbimit, ka shkuar në banesat e tre vëllezërve nga Kukësi, duke i qëlluar me armë. Autori i dyshuar u arrestua nga policia, e cila sekuestroi edhe armën e zjarrit që dyshohet se u përdor në krim. Paraprakisht, dyshohet se është përdorur arma e shërbimit. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco