E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flash

Kryeministria si ‘kazermë ushtarake’, Rama ngre çadra për policët

Pamje të pazakonta vijnë këtë të hënë nga Kryeministria, ku pjesa e pasme e godinës qeveritare ngjan me një kamp të improvizuar, pas vendosjes së disa çadrave që do të shërbejnë për ofrimin e ndihmës së parë për punonjësit e policisë.

Masat vijnë pas gjashtë ditësh të tensionuara në Tiranë, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me dhjetëra efektivë të raportuar të plagosur.

Siç shihet në pamjet e siguruara, çadrat janë vendosur pas godinës së Kryeministrisë dhe janë pajisur me tavolina e mjete për dhënien e ndihmës së parë. Ato synojnë të mundësojnë trajtimin e menjëhershëm të efektivëve në rast lëndimesh gjatë protestave.

Pas fundjavës së tensionuar, çadrat vendosen pas Kryeministrisë

Vendosja e këtij shërbimi vjen pas një fundjave të shoqëruar me incidente të rënda në kryeqytet. Gjatë përplasjeve të ditëve të mëparshme, protestuesit përdorën gurë, sende të forta, fishekzjarrë dhe kokteje Molotov, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse.

Përballë mundësisë së incidenteve të tjera, autoritetet kanë marrë masa për të pasur në gatishmëri ndihmën e parë për punonjësit e rendit.

Pamja pas Kryeministrisë krijon kontrast me situatën në pjesën e përparme të godinës, ku protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dita e shtatë, protesta vijon e qetë

Ndryshe nga ditët e mëparshme, protesta e kësaj të hëne po zhvillohet e qetë. Një numër i konsiderueshëm demonstruesish janë mbledhur pranë Kryeministrisë, ndërsa deri në momentin e raportimit nuk janë konstatuar akte dhune.

Sipas informacionit të përcjellë nga vendngjarja, policia ka lejuar protestuesit të afrohen pranë godinës qeveritare, pa ndërhyrë për shpërndarjen e tyre.

Kështu, në ditën e shtatë të protestave që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dy pamje të ndryshme shfaqen rreth Kryeministrisë: në pjesën e përparme, demonstruesit vijojnë tubimin paqësisht, ndërsa pas godinës janë ngritur çadrat e destinuara për ndihmën e parë ndaj efektivëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.