Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

19 Tetor 2026 | 17:41

Deputetja e pavarur australiane Ellen Hines është sulmuar të dielën jashtë zyrës së saj në Wangaratta, në shtetin e Viktorias. Ajo është dërguar në spital në gjendje kritike, ndërsa raportohet se i është amputuar njëra këmbë, sipas mediave australiane.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, konfirmoi se deputetja 65-vjeçare u godit nga një automjet dhe se një i dyshuar është ndaluar nga policia. Sipas tij, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Policia e Viktorias bëri me dije se i arrestuari është një 43-vjeçar nga Tarawinji, rreth 10 kilometra larg Wangaratta-s. Në automjetin e tij është gjetur edhe një thikë. Sipas policisë, i dyshuari u ndalua nga një kalimtar pasi doli nga makina.

Sipas raportimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota LandCruiser” fillimisht kaloi pranë politikanes dhe më pas devijoi, duke e përplasur dhe duke e zënë poshtë automjetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:35, jashtë një zyre në rrugën Murphy.

Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm. Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse deputetja dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin.

Hines pritet të transportohet me helikopter drejt Melburnit, për të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Deputetja përfaqëson zonën zgjedhore Indi që prej vitit 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Elon Musk premtoi të hënën se do t’i dhurojë një nga aksionet e tij të SpaceX “çdo fëmije në Amerikë” vitin e ardhshëm. Oferta erdhi...
17:34 | 19/10/2026

Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs është transferuar papritur nga burgu federal FCI Fort Dix, në New Jersey, drejt një institucioni tjetër në Pensilvani, në një...
17:15 | 19/10/2026

Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftën me SHBA-në

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arriti në Teheran më 19 tetor për bisedime me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, dhe takim me presidentin...
16:50 | 19/10/2026