Sport

Kategoria Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë!

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, pas ndeshjeve të zhvilluara këtë fundjavë. Skema e përzgjedhur është 1-3-5-2, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës.

Në formacionin e kësaj jave përfaqësohen pesë skuadra të kampionatit, me Egnatian që ka tre lojtarë të përzgjedhur, ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu përfaqësohen me nga dy futbollistë. Një lojtar ka edhe Teuta dhe Vllaznia.

Në portë është përzgjedhur Levan Tandilashvili i Egnatias. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Jurgen Vrapi i Vorës, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Geralb Smajli i Egnatias.

Mesfusha përbëhet nga Bernard Karrica i Vorës, Ergis Arifi i Teutës, Ardit Krymi dhe Bernard Berisha të Tiranës, si dhe Esat Mala i Vllaznisë.

LEXO EDHE: Champions League në Top Channel/ Spektakël i garantuar të mërkurën, dy pretendentët për titullin zbresin në ekranin e shqiptarëve!

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bismark Charles i Skënderbeut dhe Daniel Adjessa i Egnatias.


Trajneri më i mirë i javës së 7-të është vlerësuar Arjan Bellai, pas fitores 4-1 të Vorës ndaj Partizanit.

LEXO EDHE: Sezoni i 5-të në Kupën e Botës për Shqipërinë/ Lara Colturi: Jam rritur si atlete dhe si person, tani jam më e pavarur

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.