Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, policia e krimit arreston dhunshëm të rinjtë

VIDEO/ Protestuesit nisën marshimin – Policia u zë pritë me gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme

18:19, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa protestuesit kanë nisur të marshojnë paqësisht drejt sheshit ‘Skëndërbe’, Policia i ka zënë në kurth, duke iu hedhur gaz lotsjellës në mënyrë që t’i bëjë ata të tërhiqen.

Nga raportimet në terren nga gazetarët e Syrit-t bëhet me dije se në momentin që qytetarët nisën të marshojnë qetësisht drejt bulevardit për nga ish hotel Dajti, Policia u ka zënë ‘pritë’ me gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, në tentativë për t’i shpërndarë.

Gjatë marshimit, policia përdori gaz lotsjellës pa masë dhe hodhi lëndë piroteknike në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë hedhur gur në drejtim të tyre, ndërsa efektivët kanë vijuar me aksionin e tyre me gaz dhe bomba zhurmuese.

Ndërkohë, forca të tjera të FNSH-së kanë marshuar nga kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, ku dhe ishin pozicionuar protestuesit.

Gjithashtu policia është kujdesur që të mobilizohet fuqishëm edhe me bandën e autobotëve të ujit, edhe pse protestuesit nuk shfaqnin sjellja agresive përkundër efektivëve.

Më herët u raportua teksa shfaqeshin civilë me maska të zeza, të cilët futen nëpër lagjet e Tiranës për të terrorizuar qytetarët që lëvizin lirisht.

Katër makina të zeza me civilë brenda janë parë teksa lëvizin pranë gjimnazit ‘Partizani’ në kryeqytet, në tentativë për të arrestuar të rinjtë që kundërshtojnë prej 7 ditësh në protestë qeverinë e Edi Ramës.

Por pavarësisht reprezaljeve policore, qytetarët nuk janë dorëzuar, duke protestuar më shumë nga dita në ditë, edhe pse dhuna brutale e efektisvëve sa vjen e shtohet mbi ta, ku nuk janë kursyer as të miturit dhe as vajzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco