Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, policia e krimit arreston dhunshëm të rinjtë

Bledian Koka: Rama poshtëroi policinë, sot i bëri ‘vrasës me pagesë’ personal të tij

18:21, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në vend që të frenojë dhunën brutale të policisë ndaj të rinjve dhe të ofrojë zgjidhje për protestën që prej ditësh trondit vendin, kryeministri Edi Rama zgjedh të shpërblejë efektivët me rritje pagash dhe bonus prej 2 500 eurosh, ndërsa kërcënoi me pasoja prindërit e të miturve, studentët dhe mësuesit që mbështesin protestën.

Gazetari Bledian Koka në studion e ‘Task Forcë’ tha se kryeministri poshtëroi policinë, jo si njerëz që i shërbejnë ligjit por si vrasës me pagesë që duhet ti shërbejnë Edi Ramës.

"Kryeministri poshtëroi policët. Nga shërbëtorë të shtetit sot vendosi t’i paguajë si mercenarë të tij. Pyetja është: Pse duhet një polici t’i premtohet shpërblim për punën që ai bën?

T’i premtosh shpërblim për të motivuar është poshtërim i forcave të policisë, një tjetër akt tregues i mentalitetit të Ramës.
Sot Rama poshtëroi policët jo si njerëz që i shërbejnë ligjit por si sikario (vrasës me pagesë) që duhet t’i shërbejnë Edi Ramës." 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco