Policia ka futur në kurth një numër të madh protestuesish pas ndjekjes te Rruga e Dibrës, duke i bllokuar në “darë” tek medreseja dhe kryer shoqërime masive.


Forca të shumta te rendit mësynë nga dy rrugët kryesore duke ndjekur nga pas nëpër rrugica lagjesh të dyshuarit dhe i shoqëroi masivisht me furgonët e mbushur drejt komisariateve.


Pamjet kanë qenë një guerrile e vërtetë në rrugët e Tiranës, teksa protestuesit u shpërndanë masivisht me gaz e ujë.












