Përfshihet nga flakët një pemë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh ujë me presion

19 Tetor 2026 | 19:03

Gjatë tensioneve dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, një nga pemët përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është përfshirë papritur nga flakët.

Për të shmangur përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll, autobotët kanë përdorur ujë me presion për të shuar zjarrin në pemë.

Zjarri dhe ndërhyrja për shuarjen e tij kanë ndodhur në mes të përplasjeve të vazhdueshme mes forcave të rendit dhe grupeve të protestuesve që vazhdojnë të qëndrojnë në zonat kyçe të Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje mes një grupi protestuesish dhe policisë në bulevard

Një grup i vogël protestuesish është përplasur me forcat e policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Përplasja ka zgjatur për pak kohë, ndërsa...
19:00 | 19/10/2026

Tensione në Tiranë, policia tenton ti rrethojë, protestuesit futen në rrugicat e “Rrugës së Dibrës” (VIDEO)

Policia i ka larguar protestuesit në drejtim të Rrugës së Dibrës, ku më pas ka tentuar t’i rrethojë. Ndërsa një grup efektivësh i ndiqte nga...
18:58 | 19/10/2026

Protestuesi humb ndjenjat, merr ndihmën e parë nga qytetarët

Një protestues i moshuar ka humbur ndjenjat. Mësohet se i moshuari nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat për disa momente. Protestuesit e tjerë...
18:44 | 19/10/2026