Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, policia e krimit arreston dhunshëm të rinjtë

Prindërit kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen e menjëhershme! Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Prindërit kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen e menjëhershme! Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

18:42, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa dhuna në protestën e të rinjve nga ana e Policisë, po merr përmasa jashtë çdo limiti të parashikuar nga ligjet në vendin tonë.

Përmes një peticioni të nisur on line, prindërit shqiptarë pa lidhje partiake i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, duke marrë përsipër përgjegjësinë politike mbi skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë qeverinë e tij, si e vetmja mënyrë që t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira.

Në letrën e prindërve, kkërkohet gjithashtu dorëheqje e ministrit të Brendshëm, si përgjegjës politik për Policinë e Shtetit dhe për dhunën e disa prej punonjësve të saj ndaj protestuesve.

‘Ne i frikësohemi telefonatës që ngelet pa përgjigje kur fëmijët tanë dalin në protestë dhe radikalizimit tё njё brezi tё tёrё nё mungesё tё njё pёrgjigjeje politike. Duam që ata të duan dhe tё mundin të studiojnë, të punojnë dhe të rrisin familjen këtu nё Shqipёri me cilёsi dhe dinjitet’, thuhet në përfundim të letrës së prindërve shqiptarë drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama.

Letra:

Ky eshte nje peticion i nisur nga prindër shqiptarë pa lidhje partiake, të cilët kërkojmë:

1. Dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësi politike për skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë ministra, zëvendëskryeministra dhe drejtues të institucioneve më të larta të shtetit.

2. Dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, si përgjegjës politik për Policinë e Shtetit dhe për dhunën e disa prej punonjësve të saj ndaj protestuesve.

3. Krijimin e një qeverie tranzicioni me mandat të qartë dhe të kufizuar: përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe hetimin e pavarur të dhunës ndaj protestuesve.

‘Ne i frikësohemi telefonatës që ngelet pa përgjigje kur fëmijët tanë dalin në protestë dhe radikalizimit tё njё brezi tё tёrё nё mungesё tё njё pёrgjigjeje politike. Duam që ata të duan dhe tё mundin të studiojnë, të punojnë dhe të rrisin familjen këtu nё Shqipёri me cilёsi dhe dinjitet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco