Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, ka paralajmëruar prindërit e adoleshentëve në protestë se ata të përballen me përgjegjësi penale, duke theksuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia ligjore.
“Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë”, deklaroi Ruseti.
Ajo theksoi se ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk i përjashton 14-16 vjeçarët nga përgjegjësia individuale për dhunën ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtimin e pronës publike apo private, zjarrvënien, vjedhjen apo mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese.
“Askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të tjerëve vetëm për faktin se ndodhej në të njëjtën protestë”, u shpreh zëvendësministrja Ruseti si jehonë e kërcënimit të Ramës sot në mëngjes.a.b





