Një qytetar ka humbur ndjenjat pranë Rrugës së Dibrës, teksa po lëvizte me biçikletë, ndërsa policia ka përshkallëzuar situatën me protestuesit.
Qytetari ka qenë duke ecur, teksa si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur pa masë nga Policia ka humbur ndjenjat, ndërsa është dashur ndërhyrja e protestuesve, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë.
Situata vijon të jetë e tensionuar, teksa Policia ka rritur numrin e efektivëve në terren për t’iu bërë ballë protestuesve, përfshirë këtu pajisjen me bomba Molotov, gaz losjellës, bote uji dhe plumba gome.
© SYRI.net