Protestat studentore, reagon ambasada e Zvicrës në Tiranë: Palët të ulin tensionet

19 Tetor 2026 | 19:19

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka dalë me një reagim lidhur me protestat studentore që po vijojnë prej 7 ditësh në kryeqytet. Ambasada në reagim bën thirrje që palët të ulin tensionet dhe të zhvillojnë dialog konstruktiv.

“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.

U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, shkruhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione pranë Parkut Rinia, protestuesit hedhin gurë ndaj autobotit të policisë

Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Një grup protestuesish është vendosur pranë Parkut Rinia, ku disa prej tyre po hedhin gurë në drejtim...
19:21 | 19/10/2026

Përfshihet nga flakët një pemë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh ujë me presion

Gjatë tensioneve dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, një nga pemët përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është përfshirë papritur nga flakët. Për të shmangur përhapjen e...
19:03 | 19/10/2026

Përplasje mes një grupi protestuesish dhe policisë në bulevard

Një grup i vogël protestuesish është përplasur me forcat e policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Përplasja ka zgjatur për pak kohë, ndërsa...
19:00 | 19/10/2026