Shkolla “Hasan Prishtina” në Ulpianë përballet me mbeturina, nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa të papastruara

Shkolla “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpianë të Prishtinës po përballet me probleme të higjienës, pasi klasat janë mbushur me mbeturina.
Pamjet e dërguara në Telegraf, paraqesin gjendjen në ambientet e shkollës, duke ngritur shqetësime për higjienën dhe kushtet në të cilat nxënësit zhvillojnë procesin mësimor.
Situata është krijuar në kohën kur punëtorët e pastrimit janë në grevë, ndërsa nxënësit po vijojnë mësimin në ambiente të papastruara.
Kjo gjendje ngre nevojën për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të sigurohen kushte të përshtatshme higjienike për nxënësit dhe stafin e shkollës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































