Gazetari i A2 CNN, Armand Brajmi, është qëlluar me plumb gome në shpatull, teksa po raportonte nga protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Brajmi është shprehur se, fatmirësisht, plumbi që e preku në shpatull ishte tangencial dhe se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Protesta e studentëve në Tiranë ka hyrë sot në ditën e shtatë radhazi, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit vijojnë.












