“Vendimi është marrë”, Mourinho tregon se cili mes Vinicius Junior dhe Diomande do të jetë titullar ndaj Leipzig

19 Tetor 2026
20:07
Telesport
back button

Yan Diomande ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e mbrëmshme të Real Madridit 4-1 ndaj Sevilla. Anësori nga Bregu i Fildishtë dha një asist dhe shënoi dhe një gol.

Ai e nisi si titullar, duke qenë se Vinicius Junior ishtë i ëprjashtuar për këtë takim, për shkak të kartonit të tij të kuq, të marrë në ndeshjen e mëparshme. Pavarësisht formës jo të mirë të brazilianit dhe në anën tjetër, formës shumë të mirë të Diomande, do të jetë Vinicius Junior ai që do të luajë si titullarë në mesjavë në Champions League, në sfidën ndaj Leipzig.

Në konferencën e fundit për shtyp, Jose Mourinho bëri të ditur që tani vendimin e tij. “Vinicius do të jetë titullar të mërkurën. Vendimi është marrë,” deklaroi Mourinho, duke shtuar se braziliani “është në formë të shkëlqyer” dhe po punon intensivisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit