Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave
Presidenti amerikan, Donald Trump së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump, nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv për krijimin e një Divizioni të Shëndetit të Grave në Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe një Task Force të Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin e Grave për të mbyllur boshllëqet në kërkime dhe për të modernizuar kujdesin ndaj grave.
“Administrata ime është e përkushtuar për të avancuar shëndetin e grave dhe për të siguruar që kërkimet mjekësore, diagnoza, parandalimi dhe trajtimi të pasqyrojnë provat shkencore të cilësisë më të lartë, me qëllim përmirësimin e rezultateve shëndetësore në të gjitha fazat e jetës”, tha Trump.
Duke folur para nënshkrimit, Melania Trump e quajti këtë “një moment transformues për gratë në Amerikë”.
“Brezat e mëparshëm luftuan për të drejtat e grave”, vazhdoi ajo.
“Brezi ynë do të luftojë për të zbuluar kurën që do të sigurojë që gratë të mund të jetojnë jetën e tyre të shëndetshme dhe në maksimum”.
Task-forca, e cila do të mblidhet ditën e nënshkrimit të urdhrit, drejtohet nga shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, dhe Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr.
Ato kanë për detyrë koordinimin e politikave të shëndetit të grave në të gjitha agjencitë federale. Roli i task forcës është të përkthejë kërkimet në kujdes shëndetësor të bazuar në prova, të përmirësojë parandalimin dhe aksesin në kujdes gjatë gjithë jetës së grave, si dhe të identifikojë reformat politike dhe rregullatore për të përmirësuar rezultatet shëndetësore.
Ndërkohë, Divizioni i Shëndetit të Grave do të krijohet brenda NIH gjatë 90 ditëve të ardhshme.
Do të koordinojë dhe zgjerojë kërkimet mbi gjendjet shëndetësore të grave të nënvlerësuara, do të përmirësojë përfshirjen e grave dhe vajzave në sprovat klinike dhe do të përshpejtojë zhvillimin e diagnostikimeve dhe trajtimeve më të mira. Gjithashtu, do të forcojë përgjegjshmërinë e studiuesve për të marrë në konsideratë ndryshimet biologjike të bazuara në seks në studimet e tyre.
Qëllimi, sipas Melania Trump, është përmirësimi i rezultateve të shëndetit të grave “në të gjitha fazat e jetës”, duke përdorur avantazhet e zbulimeve të reja shkencore, duke përfshirë superinteligjencën dhe bioteknologjinë e përparuar dhe terapi të tjera.
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin
- 20:38 U largua nga kombëtarja e Portugalisë, zbardhet dënimi i Federatës për Cristiano Ronaldon
- 20:37 Kisha Orthodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna
- 20:14 Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës
- 19:58 SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët
- 19:54 Dy automjete të policisë ndjekin protestuesit në sheshin “Skënderbej”
- 19:50 Shpërblimi për policët, Vengu: Edhe arsimtarët, ushtarakët, mjekët e zjarrfikësit në krye të piramidës së pagave