U largua nga kombëtarja e Portugalisë, zbardhet dënimi i Federatës për Cristiano Ronaldon
Cristiano Ronaldo është ndëshkuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit, pas largimit nga grumbullimi i kombëtares gjatë periudhës së fundit ndërkombëtare.
Sipas raportimeve të mediave sportive, përfshirë Fabrizio Romanon, masa disiplinore lidhet me episodin që shkaktoi polemika në përfaqësuesen portugeze, pas mosmarrëveshjes së yllit 41-vjeçar me trajnerin Jorge Jesus.
Vendimi vjen pas një periudhe tensionesh mes kapitenit të Portugalisë dhe drejtuesve të skuadrës, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Konflikti nisi pasi Ronaldo nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Norvegjisë, pavarësisht se, sipas versionit të tij, trajneri i kishte premtuar se do të luante për rreth 30 minuta. I pakënaqur me situatën, portugezi u largua nga grumbullimi në Kopenhagë më 30 shtator, përpara sfidës me Danimarkën.
Pas largimit, sulmuesi publikoi një deklaratë ku kërkoi falje ndaj shokëve të skuadrës dhe tifozëve portugezë. Ai pranoi përgjegjësinë për veprimin e tij dhe u shpreh i gatshëm të përballej me pasojat disiplinore.
Protestat e dhunshme në Francë nuk ndalin duelin PSG-Barcelona, do të zhvillohet siç ishte planifikuar të martën
Lorik Cana del në mbështetje të protestës: Studentët janë e ardhmja, institucionet të dëgjojnë kërkesat e tyre
Muriqi kthehet në makineri golash
- 20:37 Kisha Orthodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna
- 20:14 Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës
- 19:58 SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët
- 19:54 Dy automjete të policisë ndjekin protestuesit në sheshin “Skënderbej”
- 19:50 Shpërblimi për policët, Vengu: Edhe arsimtarët, ushtarakët, mjekët e zjarrfikësit në krye të piramidës së pagave
- 19:39 Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta