Kisha Ortodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të regjistruar në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së pasdites në kryeqytet.
Përmes një reagimi zyrtar, Kisha shpreh shqetësimin për ngjarjet, duke theksuar se vendet e shenjta nuk duhet të kthehen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh.
“Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thuhet në reagim.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të kërkojnë hapësira dialogu për zgjidhjen e konflikteve.
Reagimi vjen në një ditë të tensionuar në Tiranë, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me incidente dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit.
Pamjet/ Policia dhunoi studentët brenda Katedrales! Reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale https://t.co/sndg0Dq0LJ
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 19, 2026
7 të lënduar marrin ndihmë mjekësore pas protestës në Tiranë, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë
Protesta e studentëve, qeveria jep 740 milionë lekë shpërblim për policinë
Dy automjete të policisë ndjekin protestuesit në sheshin “Skënderbej”
- 21:17 7 të lënduar marrin ndihmë mjekësore pas protestës në Tiranë, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë
- 21:09 Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
- 20:49 Protesta e studentëve, qeveria jep 740 milionë lekë shpërblim për policinë
- 20:42 Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave
- 20:38 U largua nga kombëtarja e Portugalisë, zbardhet dënimi i Federatës për Cristiano Ronaldon
- 20:14 Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës