Senatori amerikan i mbështetur nga Sorosa, Gary Peters, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të përmbahet nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa bën thirrje për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.
Ai thekson se Michigan është htëpia e një komuniteti të fuqishëm shqiptaro-amerikan ndërsa shton se populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe zbaton shtetin e së drejtës.
“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa të gjithë personat në terren duhet të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.
Michigan-i është shtëpia e një komuniteti të fuqishëm dhe aktiv të shqiptaro-amerikanëve, ndaj e di se këto zhvillime janë një çështje shumë personale për shumë banorë të këtij shteti. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe zbaton shtetin e së drejtës. Për këtë arsye, do të vazhdoj të mbështes paqen dhe drejtësinë për të gjithë shqiptarët.” – shkruan Peters në X.
Senatori demokrat Gary Peters ka pasur mbështetjen e fuqishmë financiare të George Soros në të gjitha fushatat e tij zgjedhore.
Më herët dy kongresmenë amerikanë, republikanët Joe Wilson dhe Robert Aderhold i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë dhunën ndaj protestuesve paqësorë.


