Skip to content
19 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Forca nuk është argument, argumenti është forcë”, protestat, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

ShkodraWeb 19 October, 2026
protesta ambasadoret 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit dhe shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët dhe të drejtën kushtetuese të tyre dhe të qytetarëve për të protestuar paqësisht për arsim cilësor, dinjitet, mirëqeverisje dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Zëri i tyre duhet të dëgjohet me përgjegjësi dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje konkrete e të menjëhershme.

Këto protesta pasqyrojnë një krizë të thelluar besimi ndaj institucioneve publike dhe qeverisjes, e cila mund të kapërcehet vetëm përmes transparencës, llogaridhënies dhe dialogut të sinqertë.

Forca nuk është argument.
Argumenti është forcë.

KASH u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve, të distancohen nga çdo akt provokimi dhe të mbrojnë pronën publike e private. Dëmtimi i pronës cenon drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe dëmton kauzën studentore.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm të lartë, të shmangin çdo veprim provokues apo përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe të veprojnë në përputhje të plotë me ligjin, parimin e proporcionalitetit dhe të drejtat e njeriut, duke garantuar të drejtën për protestë paqësore, rendin dhe sigurinë e të gjithëve.

Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse duhet të reflektojnë me përgjegjësi shtetërore dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për kapërcimin e kësaj situate përmes dialogut konstruktiv dhe masave të prekshme. Në demokraci, interesat e vendit dhe e ardhmja e rinisë qëndrojnë mbi çdo interes politik apo pushteti.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) u bën thirrje gjithashtu partnerëve ndërkombëtarë të nxisin vetëpërmbajtjen nga ana e autoriteteve, respektimin e të drejtës për protestë paqësore dhe mbështetjen e një zgjidhjeje demokratike e të qëndrueshme. Shqipëria mbi të gjitha…

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ja cila është arsyeja…

TË FUNDIT

ndou doreheqja qark

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ja cila është arsyeja…

ShkodraWeb 19 October, 2026
skene krimi shirit policie

EMRAT – Konflikti banal i merr jetën 2 vëllezërve, plagoset i treti, arrestohet autori, efektiv i Policisë Ushtarake

ShkodraWeb 19 October, 2026
full hd.05_12_40_22.Still085

VIDEO E PLOTË – “Nuk do të jenë më pjesë e shtetit”, protestat, kryeministri Rama paralajmëron mësuesit

ShkodraWeb 19 October, 2026

TË FUNDIT

  • “Forca nuk është argument, argumenti është forcë”, protestat, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë 19 October, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ja cila është arsyeja… 19 October, 2026
  • EMRAT – Konflikti banal i merr jetën 2 vëllezërve, plagoset i treti, arrestohet autori, efektiv i Policisë Ushtarake 19 October, 2026
  • VIDEO E PLOTË – “Nuk do të jenë më pjesë e shtetit”, protestat, kryeministri Rama paralajmëron mësuesit 19 October, 2026
  • DOKUMENTI – “Hetim dhunës ndaj studentëve”, deputetja Marjana Koçeku kërkesë Trupit Diplomatik… 19 October, 2026
  • “Kemi vendosur bombë”, sërish mesazhe me postë elektronike në Gjykatën e Prokurorinë e Shkodrës… 19 October, 2026
  • OPINION – “Gen Z”, “Revolucioni i Tullave”, Shqipëria sot dhe nesër përballë të drejtës për tu shprehur 19 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 tetor 2026… 19 October, 2026
  • NGA LEA YPI – Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë… 18 October, 2026
  • VIDEO – Vllaznia rikthehet shpejt tek humbja, mundet në Rrogozhinë nga Egnatia, gol edhe nga Gruda… 18 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta ambasadoret 2026

“Forca nuk është argument, argumenti është forcë”, protestat, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

ShkodraWeb 19 October, 2026
ndou doreheqja qark

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ja cila është arsyeja…

ShkodraWeb 19 October, 2026
skene krimi shirit policie

EMRAT – Konflikti banal i merr jetën 2 vëllezërve, plagoset i treti, arrestohet autori, efektiv i Policisë Ushtarake

ShkodraWeb 19 October, 2026
full hd.05_12_40_22.Still085

VIDEO E PLOTË – “Nuk do të jenë më pjesë e shtetit”, protestat, kryeministri Rama paralajmëron mësuesit

ShkodraWeb 19 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.