Skena brutale dhune dhe arrestimesh në rrugët e Tiranës janë parë gjithë ditën sot. Forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj të rinjve dhe studentëve që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
E policia ‘mercenare’ e Ramës nuk ka kursyer as personat me aftësi ndryshe.
Një prej të arrestuarve është Pashk Paluca, një i ri me aftësi ndryshe që jeton i vetëm me gjyshen e tij në kushte mjaft të vështira në fshatin Gojan i Vogël në Pukë.
Ai doli në protestë për kushtet e mjeruara në të cilën jeton me gjyshen e vet 85 vjeçare.
E ndërsa i riu është arrestuar sot në drekë, gjyshja e tij e moshuar shqetësohet pasi nuk ka kontakt me të dhe nuk di se ku ndodhet nipi i saj
Paluca është njëri prej 5 të arrestuarve të vënë në pranga për sulmet ndaj Gjykatës së Apelit, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim.
Prej 10 vitesh Pashk Paluca jetonte me gjyshen 85 vjeçare, pas divorcit të prindërve të cilët nuk u kujdesën më me të.

© SYRI.net
Terror policor pasi iu premtua shpërblim me 2500 euro/ Policia e Ramës nuk kursen as të miturit
VIDEO/ Pamje të rënda, shikoni dhunën shtazarake të policisë ndaj disa fëmijëve 13-vjeçar
Policia mbush qelitë me të mitur e studentë protestues për të mbrojtur karrigen e Ramës! 68 të arrestuar vetëm dje