Një person që po supozohet se merrte pjesë në protestat në Francë përjetoi një moment të sikletshëm.

Kjo pasi që, siç shihet edhe në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, pantallonat e tij, aksidentalisht u përfshinë nga flakët.,


Kështu, ai nisi një betejë të ashpër me veshjen e tij, duke u përpjekur t’i hiqte sa më shpejt.

Për disa minuta, hajni vrapoi e kërceu – dhe më në fund i largoi ato - duke dhuruar një spektakël që u bë viral shumë shpejt. /Telegrafi/