I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ gazetari dhe analisti Enton Abilekaj thotë se Rama me mercenarizimin e policisë së shtetit, sot i shpalli luftë popullit. Duke komentuar takimin e kryeministrit me policinë e shtetit sot, ku u premtoi shpërblim 2500 euro për çdo polic në vijën e parë të protestës, Abilekaj thotë se u provua se shteti ka rënë dhe se është Rama vetë direkt që urdhëron policinë e shtetit.
Ne kemi një njeri që në kulmin e protestës kundër tij, në kulmin e kërkesave kundër tij për largimin e tij, rekruton gjithë policinë e shtetit dhe i drejton vetë, i largon të gjithë drejtuesit e policisë së shtetit dhe fillon jep vetë urdhrat. I tregon vetë armiqtë.
Dhe nga sot, nga ky takimi që pamë ne sot, mund të themi shumë mirë që kjo nuk është më polici që e drejton policia ose ministri. Këtu ka vetëm një drejtues dhe ky drejtues është Edi Rama. Edi Rama e tregoi hapur këtë, jo se ne nuk e dinim që ai e bënte. Ne nuk e dinim a e bënte direkt, a e bënte nëpërmjet ministrit apo nëpërmjet drejtorit të policisë. Sot e morëm vesh që ai e bën direkt.
Dhe me këtë polici që ai e drejton direkt si policinë e vet personale, ai ka asgjësuar të gjithë elementët e shtetit, sepse ne sot jemi pa shtet siç e thamë edhe herët e tjera.
Ne nuk kemi sot asnjë institucion të pavarur. Nuk kemi asnjë figurë autoritare politike, mediatike e të tjera me radhë, të cilat mund të ndërhyjnë si palë të ndërmjetme për një lloj negociate.
Por kemi vetëm një njeri që i është drejtuar kundër popullit dhe ka asgjësuar çdo ndërmjetës, çdo mundësi. Opozita nuk ekziston, opozitës i futi bombat.
Median e akuzoi si bashkëpunëtore të këtyre vandalëve. Policinë sot e rekrutoi e bëri personale.
Dhe çfarë kemi ne sot? Studentët i kërcënoi. Tani flasim pak për studentët.
Imagjinoni pak protestuesit studentë, që shkojnë të martën, se nesër bëhet një javë, me një kërkesë për largimin e Edi Ramës.
Pas 130 ditësh protestë, aty protesta u bë protestë e dhunshme. Dhe ata shtohen. Të nesërmen ata janë më shumë, megjithëse protesta është e dhunshme, dhe kanë përsëri kërkesë për të larguar Edi Ramën, apo jo? Protesta vazhdon të bëhet e dhunshme dhe ata nuk distancohen, siç dalin këto mediat dhe thërrasin, po shtohen prapë. Dhe jo vetëm ata, po shtohen dhe pedagogët. Shtohen të gjitha grupet shoqërore dhe grupet e interesit në Shqipëri, janë të bashkuar sot, të gjithë me këta që i akuzojnë për dhunë dhe për vandalizëm, me deklarata, me peticione, i ke të bashkuar për largimin e Edi Ramës sot.
Si e shpjegoni ju këtë?
Sepse në qoftë se Edi Rama do të na vinte në dilemën që këta janë të dhunshëm dhe unë dhunën nuk e pranoj por paqen e pranoj të negocioj, atëherë një pjesë e popullsisë do largohej. Por ata po shtohen! Sepse të gjithë e dinë që fajin e ka Edi Rama. Dhe Edi Rama mund t'i shtypë duke mercenarizuar policët. Por nuk mund të vazhdojë të qeverisë duke pasur kundër çdo grup interesi dhe çdo grup progresist në Shqipëri.
Çdo grup që përfaqëson një diçka, studentë, pedagogë, shtresa e mesme, shoqëria civile, të gjithë kanë bërë nga një deklaratë sot dhe janë të gjithë kundër Edi Ramës. Kështu që pavarësisht se sot duket sikur ai ia arriti që nëpërmjet parave, mercenarizimit të policisë të mbyllë protestën, ta asfiksojë protestën përkohësisht, edhe sikur ta zhdukë ai këtë protestë, ta detyrojë të mbyllet kjo nuk i jep garanci të jetë në pushtet.
I shpalli luftë popullit sot! Dhe me shpalljen e luftës, megjithë organizimin që pati sot e asfiksoi përkohësisht protestën, ai nuk mund të vazhdojë të qeverisë edhe sikur kjo protestë të mbyllet. Sepse të gjithë e dinë, të kanë dalë hapur tashmë kundër Ramës. Ata nuk mund të ndërrojnë mendje, sepse ata s'po ndërrojnë mendje as në kushtet ku jemi sot, që duhet të zgjedhin mes dhunës dhe asaj të qetësisë së tyre, që të mos ngatërrohen fare me qeverinë.
© SYRI.net