Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të rinjve kanë kryer edhe një sërë arrestimesh dhe shoqërimesh. Bëhet me dije se, policia ka arrestuar edhe Pashk Palucën, një të ri i cili jeton në Gojan i Vogël, në Pukë.
Ai është me aftësi ndryshe dhe jeton vetëm me gjyshen, në kushte të mjerueshme dhe të vështria ekonomike dhe sociale.
Gjyshja e tij ka shprehur shqetësim për arrestimin e tij, për shkak të gjendjes shëndetësore.












