Pedagogia Mimoza Hafizi: Është e papranueshme që policia të ndjekë dhe të rrahë 14-vjeçarët

19 Tetor 2026 | 22:37

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin”, pedagogia dhe ish-deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi, u shpreh se protesta është shprehje e zemërimit të studentëve dhe të rinjve, si dhe pasojë e mungesës së përgjigjeve nga politika. Ajo tha se është e papranueshme që policët të ndjekin dhe dhunojnë të miturit në protestë.

“Kjo protestë është zemërimi i studentëve, është zemërimi i rinisë, mungesa e përgjigjes nga politika. Po dëgjojmë, plumba, rrahje, thyerje. Dhe për çfarë? Çfarë po kërkon rinia? Çfarë po kërkohet? Dorëheqja e një njeriu, një gjë fare normale në demokraci. Po kërkohet që kryeministri të mbajë përgjegjësi politike për aferat që ndodhin. Të rrezikohet jeta e rinisë, të krijohet kjo traumë sociale… Të gjithë jemi të tronditur që Policia e Shqipërisë po ndjek 14-vjeçarët dhe po i rreh me shkop gome. Është e papranueshme për mua, si pedagoge, si nënë dhe si ish-politikane”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PS-së, Ermal Pacaj: Protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i PS-së, Ermal Pacaj, u shpreh se protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Deklarata e...
22:19 | 19/10/2026

Çollaku-deputetit të PS-së: Të mbrosh mazhorancën në këtë situatë kërkon kurajë të madhe, mosbindja civile ia ka vrarë legjitimitetin qeverisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, politikani Kreshnik Çollaku i tha deputetit të Partisë Socialiste, Ermal Pacaj, se meritonte komplimente për kurajën që, si...
21:53 | 19/10/2026

Dy automjete të policisë ndjekin protestuesit në sheshin “Skënderbej”

Dy automjete të policisë u janë vënë në ndjekje protestuesve brenda sheshit “Skënderbej”, në një përpjekje për t’i trembur dhe për t’i larguar ata nga...
19:54 | 19/10/2026