Ndërsa në Tiranë policia po masakron fëmijët duke i rrahur kudo ku i gjen, ish-zëvendësja e Edi Ramës, Belinda Balluku e akuzuar për korrupsion, pastrim parash, abuzime me tenderat, publikon pamje nga mbrëmja në Fier, qarku ku ajo është drejtuese politike.
Gjatë ditës, Balluku publikoi një video ku ironizonte protestuesit, duke përcjellë mesazhe në mbështetje të Edi Ramës.
Mbrëmjen e sotme, ajo ka zgjedhur të ndajë një tjetër pamje, këtë herë nga një prej rrugëve të Fierit, të cilën e shoqëron me përshkrimin: Fieri në mbrëmje.
Vetëm mbrëmjen e sotme janë publikuar dhjetëra pamje ku policia ka masakruar fëmijë, duke i qëlluar me shkopinj gome, e duke i lënë të shtrirë në rrugë, por për Belën që SPAK nuk ka guxim të lëshojë një urdhër arresti, këto nuk janë gjë.
© SYRI.net