Vendosni fjalën kyçe....

“Policia të heqë dorë nga dhuna e arbitrariteti” – Mitropoliti i Korçës Anastasi


Mitropoliti i Korçës ka reaguar lidhur me hyrjen e policisë në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë duke kërkuar heqjen dorë nga dhuna e arbitrariteti.

Imzot Anastasi thotë se përgjegjësia e tyre për shpërdorimin e autoritetit të shtetit shtrihet përpara gjykimit të historisë dhe pasojave të përshkallëzimit të tensioneve.

“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, shkruan Imzot Anastasi.