Atë Mihal Sanellari ka dënuar ashpër ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve në mjedist e Kishës Ortodokse në Tiranë.
Ai shkruan se ajo që ndodhi në oborrin e kishës është tërësisht çnjerëzore, e dënueshme dhe se ka kaluar çdo cak.
Në reagimin e tij, Epitropi Arkhierarkik i Mitropolisë së Korçës shton se se objektet e kultit respektohen edhe në luftë ndërsa një dhunë e tillë në kufijtë e barbarisë është e patolerueshme për çdo qenie njerëzore e kur ushtrohet në oborr të Kishës ngjall dëshpërim e dhimbje.
“Perendi ju ndriçofte mendjen!
Ajo qe ndodhi sot brenda oborrit te Kishes Orthodhokse ne Tirane eshte teresisht çnjerezore e denueshme dhe ka tejkaluar çdo cak, duke mos respektuar asgje, as shenjterine e objekteve te kultit duke i perdhosur ato, objekte te cilat respektohen edhe ne lufte. Nje dhune ne kufijte e barbarise, e pa tolerueshme per asnje qenie njerezore, qe ushtrohet brenda oborrit te Kishes, e cila ngjall dhimbje, deshperim dhe neveri. E turpshme, shtazarake dhe e urryer. Kush mbjell dhune, dhune do te korre.”