“Gjatë asaj darke, Gasperini më përcolli besim dhe dashurinë që ka për këtë qytet dhe Romën. Një trajner që vjen nga jashtë dhe ka këtë ide e dëshirë për të ndryshuar situatën, më bën të ndihem mirë. Sa më lart ta çojë Romën, aq më të lumtur do të jemi. Ai është njeriu i duhur në këtë moment; i vendosur, që kërkon respekt, diçka thelbësore në këtë ambient”, – deklaroi Francesco Totti gjatë prezantimit të librit “Oltre”.
I pyetur për mundësinë e rikthimit në klub në një rol drejtues, ish-kapiteni u shpreh: “Ata kanë ide të tjera për jetën dhe punën, por është e drejtë kështu. E pranoj me kënaqësi. Ose gjërat bëhen së bashku, ose nuk bëhen fare, nëse pala tjetër nuk mendon njësoj. Nuk duhet të shkojmë përtej kësaj. Jam i kënaqur me atë që po bëjnë edhe pa mua. Qëndroj prapa skenave, por për Romën do të jem gjithmonë aty”.







