Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00



Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) u është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e sotme, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në një njoftim publik, sindikata shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e cilëson si dhunë policore.