Takimi me drejtuesit e gjimnazeve, Kumbaro: Procesi mësimor vijon, orët e humbura do të plotësohen të gjitha

20 Tetor 2026 | 08:08

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim me drejtues të gjimnazeve të Tiranës për të diskutuar mbi ecurinë e procesit mësimor dhe situatën në shkolla, pas situate së protestave

Gjatë takimit, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se në pjesën më të madhe të shkollave mësimi ka vijuar rregullisht, ndërsa konfirmoi se të gjitha orët e humbura nga mungesat e nxënësve do të zëvendësohen.

“Dje kemi pasur shkolla ku pjesëmarrja ka qenë 90%. Shkollat kanë qenë të hapura për të gjithë. Procesi mësimor ka nisur edhe kur ka pasur mungesa të fëmijëve. Janë orë të marra dhe të zhvilluara nga fëmijët, të cilat do të plotësohen të gjitha.

Do t’u ofrojmë të gjithëve këshillim psikologjik, sepse kjo është një traumë. Të njëjtën punë me trajnime e kemi bërë edhe me oficerët e policisë në shkolla.

Në të gjitha shkollat e Shqipërisë ka vijuar procesi mësimor, me shumë pak episode, kur jashtë dyerve të shkollave kanë tentuar të prishin orët mësimore”, u shpreh Kumbaro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh nesër Grupin Parlamentar të PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

Nesër në orën 09:00, Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Gazetarja e Euronews...
22:41 | 19/10/2026

Deputeti i PS-së, Ermal Pacaj: Protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i PS-së, Ermal Pacaj, u shpreh se protestuesit nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Deklarata e...
22:19 | 19/10/2026

Milori shtron pyetjen: Nëse protesta copëzohet nga policia, a zgjidhet problemi?

Gazetarja Mirela Milori e ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka analizuar protestat e studentëve dhe të rinjve,...
22:16 | 19/10/2026