Aktualitet

2500 euro policëve të protestës, Grida Duma-Blendi Klosit: Shpërblehen për të goditur?

Në Top Story ku u diskutua edhe për shpërblimin që qeveria akordoi për efektivët e policisë që ishin në frontin e protestës, Grida Duma pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi:

2500 euro shpërblim për policët për të gjuajtur qytetarët?

Klosi u përgjigj duke thënë se shpërblimi u dha sepse mbrojtën qytetarët, jo se i gjuajtën.

Pjesë nga debati:

Duma: Kam këtë parashtrim me ty, kemi vendimin e shpërblimit për efektivët e policisë

Klosi: Shumë mbështetje për këtë vendim, padyshim. Po pse vetëm në Shqipëri po ndodh kjo, nuk po ndodh kjo në Francë, në Itali, në Belgjikë, në Portugali?

Duma: Tani, mbështetje për t’i gjuajtur njerëzve? Më në fund mbështetje 2500 për t’i gjuajtur shqiptarëve? Tani unë nuk e di si e mendoni këtë.

Klosi: Jo e ke shumë gabim, jo për t’i gjuajtur shqiptarëve, për t’i mbrojtur shqiptarët.

Duma: Jo jam vetëm mirë, domethënë japim 2500 euro shpërblim policit, që t’i gjuajë këtij që është i ri, është student apo s’është student.

Klosi: Jo jo, nuk e pranoj këtë, unë mendoj që dhe ju e pranoni, për të mbrojtur shqiptarët, për të mbrojtur bizneset, godinat, institucionet.

Duma: Cilat godina Blend se godinat janë shkatërruar tani?

Klosi: Këto që u dogjën pra.

Duma: Po u dogjën pra, tani ju më mirë merrini këto para dhe jepjani bizneseve që të rindërtohen, ka ndodhur djegia.

Klosi: Po padyshim edhe ata do kenë ndihmën e tyre

Duma: Ju po i jepni policëve pasi bizneset janë rrënuar, pasi bizneset janë vulosur me pllakatat e veta dhe ju sot thoni 2500 euro polici.

 

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.