Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në orën 09:00 një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit.

Në fokus të takimit pritet të jetë situata e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, ndërsa pritet edhe prezantimi i masave ndaj personave që kryejnë akte dhune.

Mbi 260 persona të dyshuar se janë përfshirë në aktet e dhunë në 6 ditët e para të protestës janë arrestuar ndërsa dhjetëra e dhjetëra të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Por ndërsa ata pritet të përballen me drejtësinë, qeveria ka menduar edhe masa të tjera e sanksione.