E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene avokatja Adriana Kalaja e cila ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas protestave masive te rinisë studentore ndaj Edi Eamës.
Avokatja Kalaja gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ka bërë të ditur se PD do të depozitojë një kallëzim tjetër në SPAK për dhunën ndaj rinisë shqiptare.
Flavio Qarri: Si është panorama e protestës.
Adriana Kalaja: Tani ne nuk mund të besojmë. Unë në fakt e neveris nuk ja vlen që ti kushtojmë kohën dhe të dëgjojmë, një plaçkitës. Ai nuk është as hajdut, ai është një plaçkitës dhe ju e dini shumë mirë fjalën që janë dhunuesit, përdhunuesit dhe mbasi i grabisnin i vinin edhe flakën objekteve apo kudo që shkonin që të mos mbetej asgjë pas këtyre. Këtë gjë sot po bën Edi Rama me çdo familje shqiptare dhe mbi të gjitha me Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Ndërkohë ne nuk mund të besojmë një bastard i cili as më pak dhe as më shumë ka mohuar fëmijën e vet. Prandaj unë përveçse bashkohem me mikun tim që ai ka probleme shumë të rënda mjekësore, unë i bëj thirrje institutit mjeko ligjor të marrë masat e nevojshme për shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik. Çdo sekondë e tij i lirë jashtë kontrollit të psikiatrit është me epikrizën sociopat që është një shkallë shumë më e lartë se psikopati.
Pra ne jemi përpara një skeme makabre ku faktikisht kryeministri i vendit ofron para për të dhunuar, vrarë dhe përdhunuar njerëz. Kemi një studente shqiptaro kanadeze që ka pretenduar mbrëmë që është dhunuar edhe seksualisht. Kjo është një gjë shumë e rëndë të ndodhë nga forcat që mbajnë në kokë kapelë me shqiponjë shqiptare. Unë jam e prekur e indinjuar. Deri dje kemi patur një term, talleshim me policët. Edi Rama arriti që ti kthejë policët në forcën më të urryer të njerëzve. Ai edhe mund ta shtypë protestën, gjë që nuk ka shanse. Por ai nuk do ta shtypi rezistencën popullore. Nëse sot do të dalin më pak, nesër do të dalin më shumë, pasnesër do të jenë më shumë. Bileta e tij është prerë. Dhe ajo është vetëm me një kthim. Tani të dalim tek çështja konkrete.
Në kemi denoncuar në vijimësi që arrestohen dhunohen qoftë gjatë shoqërimit se pamjet nëpër shesh i keni parë dhe më këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen e pafundme për gazetarët.
Dhe ju jeni ndjerë nën dhunën e këtyre njerëzve që nuk mund të jenë kurrsesi Policia e Shtetit.
Flavio Qarri: Një sqarim për ata që po ndjekin dhe për ata të rinjtë me mijëra që janë goditur edhe nëpër rrugica po goditen. Cilat janë veprimet që mund të ndërmerren. Ka ende shtet dhe këta a mund te shkojnë në AMP, apo prokurori.
Adriana Kalaja: Jo unë nuk mendoj se ka ndonjë vlerë AMP sepse ligji e parashikon qe edhe ky institucion nënë vrasin e MB nis hetim kryesisht. Tani si mund të nise një hetim kryesisht për një dhunë barbare shtetërore që urdhëron Edi Rama dhe ai banditi tjetër Ervin Demo.
PD me datë 14 tetor ka bërë kallëzimin e parë penal, lidhur me dhunën ekstreme brutale që ka rezultuar gjatë këtyre ditëve dhe ekskluzive për emisionin unë po bëj njoftimin që sot PD depoziton kallëzimin shtesë i cili lidhet me te gjithë veprimet e dhunës gjatë këtyre ditëve, por mbi të gjithë me deklaratën e djeshme të banditit kryeministër i cili qartazi bën thirrje për gjenocid, bën thirrje për konfrontim mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit që sot kanë rënë fizikisht por ligjërisht kanë emrin. Dhe nga ana tjetër ajo që ai tha që do të bëj këtë e këtë. Në fakt ai ka vërtetuar që nuk ka institucione. Vendimet e pensioneve i merr ai, shpërblimet i merr ai, dhunën e merr ai...
...Nëse ka ndonjë pezullim nga detyra të ndonjë polici nga AMP. Heqin ata policë që respektojnë ligjin. Ata që shkelin ligjin dhe zbatojnë urdhra antiligjorë, jo vetëm nuk hetohen apo shkarkohen, ata promovohen. A keni ndonjë informacion për policët e pezulluar që godisnin atë të riun me këmbë të thyer, ça u bë që nga data 14 tetor....
© SYRI.net
DENONCIMI, Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja....
‘Kush shkatërron, do paguajë’/ Rama kërcënon sërish të rinjtë protestues me paketë masash
‘Mungon post-komanda’/ Ahmetaj: Kur raporti kalon 1 polic për 10 protestues, zgjidhja është politike